Bashkëshortja e Andreas, Gerta, ka reaguar për deklaratat e fermerit kur mori lajmin se fëmija i tyre i parë ishte vajzë. Me anë të një letre në “Ferma Club”, ajo tha se Andrea është keqkuptuar.
“Them me plot bindje që është keqkuptim. Unë jam shumë e lumtur që po e përcjellin Andrean dhe po e suportojnë me dëshirën për të njohur njeriun e dashur dhe alegro që njohim edhe ne. Në një reality show ka padiskutim vend për keqkuptime, dhe jam e sigurt që ai është keqkuptuar. Më pëlqen për përgjegjësinë që ka kundrejt publikut.Andrea, si shumica e shqiptarëve, është rritur nga breza paraardhës me shprehi të ndryshme, siç është edhe dëshira për të pasur një djalë për të trashëguar mbiemrin. Por, si çdo eksperiencë e re, edhe të bëhesh prind për herë të parë të ndryshon kuptimin dhe esencën e jetës. Jam shumë krenare për Andrean që e kuptoi mendimin e gabuar që kur mori në krah për herë të parë mrekullinë që na i dhuroi Zoti. Sot e tregon për të dhënë një mesazh sensibilizues, duke bërë shembull veten e tij. Jam me fat që kam zgjedhur në krah një bashkëshort dhe baba të mrekullueshëm dhe të përkushtuar për familjen, Gerta”, shkruhej në letrën.
- “Do t’ju rikthehet dëshira për të dashuruar”, Horoskopi i datës 13 Qershor
- “Lart e më lart shoku”, Neda Balluku mbështet këtë konkurrent për fitoren e Ferma VIP
- VIDEO/ Jonida Maliqi paralajmëron: Hera e parë që një situatë e tillë ndodh në një media shqiptare
- “Me ty kampion”, Egli Tako mbështet këtë konkurrent për fitoren e Ferma VIP
- Erion Isai konfirmon divorcin: Martesa ime prej dy vitesh ka përfunduar, përkushtohem e copëtohem për…
- Zbuloni 3 shenjat më me fat të Horoskopit për ditën e sotme