...
Enj. Dhj 26th, 2024

I prekur, Blendi Fevziu tregon momentin më të vështirë në jetën e tij

Gazetari Blendi Fevziu, teksa ka qenë i ftuar te “Rudina”, ka rrëfyer momentin më të vështirë të jetës së tij.

Ai tha se, ndarja nga jeta e nënës së tij ishte momenti më i vështirë.

“Momenti më i vështirë ka qenë një moment, kur ime më ndërroi jetë në Boston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U deshën 6-7 ditë që të vinte trupi i saj. Ne shkuam bëmë varrimin, të pasnesërmen duhet të nisesha për në Kosovë sepse kisha lënë një intervistë shumë të rëndësishme me Hashim Thaçin që në atë kohë u akuzua nga Dick Marty për këtë gjë që po gjykohet sot”, tha Fevziu.

Ndërkohë që, tragjedia nuk mori fund aty, pasi pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, ai mori lajmin se edhe daja i mamit ishte ndarë nga jeta.

“Atë ditë kur po bëhesha gati të nisesha më thanë që daja i mamit, njeriu që më kishte rritur, që rrinte në shtëpi po me ne aty, kishte ndërruar jetë dhe ai”, tha më tej Fevizu.

Burimi: Emisioni Rudina /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.