DASHI
Dashi është nga ata njerëz që, qoftë xhepi apo rrogë, kur t’i zërë paratë në dorë, do t’i shpenzojë për veshje, dalje e natë dhe maksimumi në një javë (nëse po flasim për një rrogë) ai do të jetë pa para. Sapo të ndodhë një emergjencë, ai do të nxehet, do të betohet të mos e bëjë më, por muajin tjetër do beje të kundërtën. Në përgjithësi, ai është një person i rritur që impulsiviteti i tij e bën të shpenzojë pa menduar nëse i duhen vërtet të gjitha këto apo jo.
BINJAKËT
Binjakët janë një tjetër rast i duarve me vrima, ku ditët e para të muajit janë në “limite”. Për menaxhim financiar, pa arsye! Ai nuk ka të bëjë fare me prioritizimin e shpenzimeve, shkurtimin e daljeve dhe lëvizjet, kështu që në një periudhë të shkurtër kohe ai do të jetë sërish në lëvizje, këtë herë në huazim. Për fat të mirë, ai ka shumë miq dhe të njohur që janë të gatshëm ta lehtësojnë!
SHIGJETARI
Shigjetari nuk ka rezistencë dhe kufizime. Paratë i rrëshqasin nga duart. Sapo t’i marrë do të sigurohet të shpenzojë më së shumti, pasi dëshiron të jetë në çdo gjë, daljet, udhëtimet dhe nuk do të ulet e të mendojë për fundin e muajit.
LUANI
Ai i shpërndan paratë për dëfrimin e tij. Të hajë në një restorant, të shkojë në klubin e tij të preferuar, me rroba, këpucë dhe në përgjithësi në gjithçka që e bën të lumtur. Dallimi me të tjerët është se nuk i mbarojnë paratë pasi nuk dëshiron të jetë i mjerë dhe i privuar derisa të marrë para të tjera.
- “I kanë duart me vrima”, këto shenja horoskopi i harxhojnë paratë shumë shpejt
- Paris Hilton reagon zemërthyer, pasi zjarri i dogji shtëpinë në Malibu: Zemra dhe lutjet e mia shkojnë për çdo familje të prekur!
- FOTO/ “Dorë biskota ime”, Samanta Karavella publikon foto dorëpërdore me një bebushe
- “Kjo e enjte favorizon dashurinë dhe ndjenjat”, Horoskopi i datës 9 Janar 2025
- “Do të kenë një takim fatlum”, Meri Shehu bën parashikimin e Horoskopit për muajin Janar
- VIDEO/ Heidi Baci merr dhuratën e veçantë: Do ta ruaj me shumë dashuri si një kujtim të shtrenjtë