Enj. Dhj 26th, 2024

Humbin jetën 6 pacientë me koronavirus, ja si paraqitet gjendja në dy spitalet Covid

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se kanë humbur jetën 6 persona të tjerë të prekur me koronavirus.

“Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa sipas saj numri i të prekurve me koronavirus në 24 orë ishte 122. Po ashtu, 182 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19. 22 prej tyre janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *