Enj. Dhj 26th, 2024

Historia magjepsëse e shtëpisë së UFO-ve! Ja sa kushton

Quhet shtëpia e UFO-ve për shkak të arkitekturës, por edhe prej faktit se është braktisur dhe se ka një histori magjepsëse. Ajo daton që prej vitit 1970 dhe së fundmi u vlerësua me 1.6 milion dollarë.

Shtëpia e çuditshme ka një histori të fshehtë. Një nga faktet e pakta që dihet është se shtëpia e UFO-ve fillimisht i përkiste Henry Casimir Ruzakowski, një inxhinier i avionëve dhe pilotit që emigroi nga Polonia në Shtetet e Bashkuara rreth vitit 1920.

Sipas Miami Herald, Ruzakowski udhëtoi në Peru në kërkim të arit në mes të viteve 1950, por ai gjeti dashurinë, gruan e tij e ardhshme, Patricia. Të dy u martuan shpejt dhe patën tre fëmijë: Patricia, Henry dhe Edmund. Vite më vonë, ata u zhvendosën në Florida Keys ku blenë një pronë tërheqëse buzë detit me pamje nga Snake Creek. Pikërisht këtu ata planifikuan të ndërtonin një shtëpi.

Henry porositi arkitektin e njohur Peter Vander Klout që t’i projektojë atij një shtëpi që do të shfrytëzonte në maksimum vendndodhjen idilike të bregut të ujit.

Shtëpia u projektua rreth një kornize rrethore prej betoni, ndërsa dhomat ishin me pamje nga një pishinë me thellësi 10 metra. Pavarësisht se në foto duket keq mund ta imagjinoni se sa spektakolare ishte kjo pishinë dikur, veçanërisht gjatë kulmit të verës në Florida. Shtëpia u përfundua së ndërtuari në vitin 1978.

E ndërtuar pothuajse tërësisht nga betoni, pjesa e sipërme e shtëpisë thuhet se peshonte mbi 280 ton.

Ajo dallohet për një çati të veçantë dhe kthesat e gjera të dritareve. Me tavanet e hapura dhe muret konvekse, shtëpia duket si një iluzioni optik, pa asnjë kënd të drejtë.

Në foto mund të shihni gjithashtu se si është jetuar dikur, por që megjithatë braktisja ka bërë që shumë gjëra të dëmtohen. “Vizitorët e paftuar” kanë bërë grafite nëpër dritare, ndërsa pjesa e brendshme e shtëpisë duket e zbrazët. Prona u ble nga një kompani private në dhjetor të vitit 2012 për 950,000 dollarë, por siç tregon kjo fotografi nuk u bë asgjë për t’u rikonstruktuar.

Falë dizajnit të saj unik, shtëpia e UFO-ve u ishte në gjendje të duronte erëra të larta deri 300 mph, si dhe një uragane të kategorisë së 5-të. Megjithatë pasi u braktis shtëpia është rrënuardhe madje dritaret siç shihet në foto duket se po shkëputen nga muret. /Përshtatur nga Msn për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *