“Njeriu është i mbaruar Egla kur nuk arrin të dallojë mikun nga armiku”, kjo ishte fraza e fundit në përgjigjen që i kërkoi Ledion Liço Heidi Bacit sa i përket debatit të saj me Egla Cenon.
Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak aktores, madje e vuri në siklet, dhe u shpreh se Heidi ishte duke mashtruar.
“Ajo nuk pati guxim të vinte tek unë, tek njeriu që ka marrëdhënien më speciale, të vinte tek unë dhe të sqarohej pas situata që ndodhën. Unë kurrë nuk e kam sulmuar. Besoj se e bën këtë për lojën, hyn shumë loja, interesi për të mbërritur në finale. Më vjen keq sepse i kemi thënë njëra-tjetrës sa qejf do ishte të mbërrinim të dyja. E kam dashur në finale. Deri para dy ditësh kur jam ndjerë e ofenduar. Heidi të cilëson si të pakonsiderueshme. E kam ndjerë veten si një gjë, një send. Kur më vjen kjo nga njeriu që kam vlerësuar më shumë në këtë shtëpi, jam ofenduar.”, tha Egla.
- VIDEO/ Tha se ka lidhje jashtë shtëpisë së BBV4, Valbona Mhilli ballafaqohet me Shqipe Hysenajn: Nxirre emrin…
- “Jeta e dashurisë lulëzon përmes aventurave të përbashkëta”, Horoskopi i datës 31 Mars
- Rezarta Shkurta reagon pas debateve në BBV4, sqaron njëherë e mirë konfliktin me Rozana Radin
- Luiz Ejlli i komenton Kiarës: Besoj se ka ardhur koha ta bëjmë Lunen me një motër
- Kunati i Eglit reagon për Fan Club: Shohin lajmet e 2002-shit…
- E pazakontë! Gjesti bën veprimin e papritur në Prime, pamjet bëhen virale