Dy ish-banorët e Big Brother VIP 3 Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi e mbështetën Heidi Bacin gjatë kohës së qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Do doja shumë që ta fitonte një vajzë, ta fitonte Heidi këtë edicion…”, u shpreh Sara gjatë asaj kohe në një intervistë.
Vajzat kanë treguar se e ruajnë miqësinë e tyre edhe pasi reality shoë ka përfunduar. Së fundmi Bardhi dhe Sara janë bërë prindër të një vogëlusheje, që kanë vendosur ta quajnë Nea.
Dhe me këtë rast sot Heidi ka shkuar në shtëpinë e çiftit. Sara ka treguar se Heidi ka çuar plot dhurata në shtëpinë e tyre, ku mes së gjithash edhe një buqetë të madhe me lule, që me siguri janë për Sarën.
“Na e mbushi shtëpinë”, shkruan Sara.
Nga ana tjetër, Heidi ka publikuar në Instastories një foto, ku shihen të katërt, Sara, Heidi, Bardhi dhe bebushja Nea. Heidi shihet teksa e mban në krahë bebushen e vogël.
Shikoni videon:
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
