Heidi Baci u largua nga programi “Goca dhe Gra”, duke u shprehur se kishte nevojë që të vendoste prioritete në jetën e saj, por shumë e lidhën këtë me faktin se ajo ishte ndarë nga aktori Romeo Veshaj dhe dëshironte të largohej nga Shqipëria.
Madje shumë aluduan se për shkak të kontratave të pakta me bizneset në Shqipëri, Heidi nuk mund të përballonte shpenzimet dhe sapo kontratat të mbaronin do të largohej përfundimisht nga vendi.
Por së fundmi Top Channel ka bërë me dije se ish-banorja e Big Brother VIP 3 do të jetë së shpejti moderatorja e “Big Brother VIP Fan Club”.
Nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja e largimit të Heidi Bacit nga “Goca dhe Gra” apo nëse ky pozicion i është propozuar më vonë.
Kujtojmë se Big Brother VIP 4 fillon të shtunën më 21 Dhjetor, me moderator Ledion Liçon, ndërsa opinionistë Arbër Hajdarin dhe Neda Ballukun.
- Danja Koka publikon foto me partnerin e saj Redin
- Këto shenja Horoskopi po e teprojnë këtë muaj
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!
- “Janë mbretër të vërtetë të skenës”, ja cilat janë shenjat më karizmatike të Horoskopit
- “Sot shënohet fillimi i një cikli të ri rritjeje në punë dhe karrierë”, Horoskopi i datës 15 Qershor