Pre. Dhj 27th, 2024

Gjetëm një pëllumb në shtëpi, Dojna Mema tregon çfarë ndodhi 3 ditë përpara se babai i saj të ndahej nga jeta

Moderatorja Dojna Mema foli në emisionin “Natën me Aulonën” për humbjen e babait të saj dhe për diçka të çuditshme që kishte ndodhur përpara, se ai të largohej nga kjo jetë.

“Më ka ndodhur një gjë shumë e çuditshme tre ditë përpara se babit të ikte. Shtëpia e mamit tim është në kat të parë, por dera është vendosur në një formë të tillë që është shumë thellë. Nuk është apartamenti i parë. Ndërkohë dritaret ishin të gjitha të mbyllura. Ne kemi gjetur një pëllumb brenda në shtëpi. Nuk kishte realisht asnjë mënyrë se si të hynte brenda, përpara derës së dhomës ku qëndronte babi. është diçka që sot e kësaj dite kur e kujtoj më rrëqethet mishi”, tha Dojna e emocionuar.

Ajo tha, se nuk e përcjell dot dhimbjen me lotë dhe gjithçka e mban brenda vetes. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *