G Bani ishte një nga ish-banorët e Big Brother VIP 4 që u zgjodh prej Gjestit për t’i dhënë mundësinë të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
I ftuar në Big Brother VIP Fan Club ai tha se: “Nuk e di në fakt a do të ekzistojë ky rikthimi, nëse është potencialisht e mundur. Nuk besoj se njeriu para se të marrë okej nga publiku, mund të fillojë të mendojë. Në një pjesë të trurit tim e mendoj si mundësi dhe si opsion por nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë për momentin”.
Si e sheh G Bani zgjedhjen e Gjestit për t’i dhënë një shans të dytë dhe për ta bërë pjesë të televotimit?
“Gjesti nuk më ka dhënë një shans mua sepse unë nuk e lë veten time që të më japë një shans as Gjesti dhe as kurrkush. Ai i ka dhënë një shans lojës së tij, sepse është një lojtar me këllqe që ato coftina e tjera që janë aty brenda asnjëri nga ata nuk do të kishte forcën dhe besimin tek vetja që ta bënte. Ata që hiqen si politikisht korrekt, hipokritët e tjerë. Ai e ka vetëbesimin për ta bërë diçka të tillë meqë është edhe vetë i përfshirë drejtpërdrejt me këtë situatën që ka ekzistuar midis meje dhe atij. Këta të zgjuarit që e kanë zgjedh për lider për arsye se nuk bën punët e shtëpisë apo që vjedh cigaret. Nuk e di se për cilën arsye e kanë zgjedhur si lider. Por sidoqoftë të gjithë ata janë kthyer në fansat e Gjestit. Ai po bën një lojë të shkëlqyeshme me veten e tij por është për të ardhur keq se sa të mjerë janë ata oborrtarët e tij.”
- Ja tre shenjat më narciziste të Horoskopit
- Miriam Cani: Nuk është shenjë dobësie të ndjesh thellë është dëshmi që je gjallë!
- “Do t’ju rikthehet dëshira për të dashuruar”, Horoskopi i datës 13 Qershor
- “Lart e më lart shoku”, Neda Balluku mbështet këtë konkurrent për fitoren e Ferma VIP
- VIDEO/ Jonida Maliqi paralajmëron: Hera e parë që një situatë e tillë ndodh në një media shqiptare
- “Me ty kampion”, Egli Tako mbështet këtë konkurrent për fitoren e Ferma VIP