Sht. Dhj 28th, 2024

Gjendet një person i pajetë në lumin Lana

MINOLTA DIGITAL CAMERA

Një person është gjetur i pajetë në rrugën “Dhimitër Xhuvani”, në lumin Lana në kryeqytet.

Sipas policisë, 65 vjeçari, ende i paidentifikuar është gjetur nga banorët e zonës.

Më datë 30.03.2022, në rrugën “Dhimitër Xhuvani”, në lumin Lana, është gjetur nga banorët, pa shenja jete, një shtetas rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar”, njofton policia.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, raporton policia.

Sipas saj, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *