Enj. Dhj 26th, 2024

“Gëzuar Yllit të shtëpisë”, Arbana Osmani: Gëzuar “Mësueses së frengjishtes” më të rreptë që kam patur ndonjëherë!

Moderatorja Arbana Osmani ka uruar nënën e saj, Teuta për ditëlindje. Ajo i ka dedikuar fjalët më të bukura në një postim në Instagram.

Postimi i plotë:

Gëzuar ditëlindjen mamit më të mirë në botë, gjyshes më të dashur, mësueses më të rreptë dhe shoqes sime më të mirë:)

Gëzuar Yllit të shtëpisë, të cilën kur ndonjëherë ktheheshim nga shkolla dhe nuk e gjenim në shtëpi, na dukej shtëpia bosh.

Gëzuar kuzhinieres sime të preferuar, që edhe një bukë të skuqur me vezë e ben më te shishjme se çdo delikatese “Michelin”.

Gëzuar njeriut më me kulturë pune që njoh, ajo që më ka edukuar të punoj edhe kur jam e cfilitur, e sëmurë apo e përmbushur.

Gëzuar gruas që respektin për veten e ka vënë gjithmonë të parin, duke më dhënë një nga leksionet më të rëndësishme të kësaj jete, se nëse nuk respekton veten nuk do të të respektojnë as të tjerët.

Gëzuar bashkëshortes që e trajton tim atë me të njëjtën dashuri dhe përkushtim prej 42 vitesh, duke më mësuar që marrdhëniet janë një “work in progress” derisa të vdesim dhe se përkëdheljet nuk kanë moshë, as kohë e as “periudha”.

Gëzuar nënës që fëmijët e saj i do njërin më shumë se tjetrin, pra Sidritin më shumë se unë dhe Shpatin:) por qe ia kemi falur pas asaj që ka kaluar se Sidriti është një zemër dhe pastaj asnjë prind nuk gjykohet:)

Gëzuar “vjehrrës” së dashur që edhe partnerët tanë i konsideron si fëmijët e saj (ose aty afer🤪)
Gëzuar Nëna Tutës, gjyshes së dhimbsur që po na ndihmon të rrisim fëmijët tanë me të njejtën dashuri të pakursyer që na ka rritur ne, duke shtuar natyrisht një dozë të bollshme llastimi dhe haribo-sh me preteksin “hë mi mam dhe ti se dhe juve kshu ju kemi rrit” (Absolutisht e pavërtetë, kërciste shapka🤪)

Gëzuar “Mësueses së frengjishtes” më të rreptë që kam patur ndonjëherë, që nuk më vinte 10 vetëm sepse isha goca e saj dhe gjente gabime dhe aty ku nuk kisha bërë në mënyrë që gocat e tjera të kursit mos të mendonin që më mbante me hatër. Hajt, ta kam falur edhe këtë, por “it’s not fair”-thotë Joni:)
Dhe në fund; Gëzuar njeriut të bukur që je mam;

Zoti e di sa të dua.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *