Mar. Shk 4th, 2025

Gerta Gixhari flet pasi i hodhi Gjestit shampanjë dhe birrë: Nuk doja që ta dëmtoja

Mbrëmjen e sotme, Gerta Gixhari ka thënë se nuk u nis me mendimin apo me dëshirën për ta dëmtuar Gjestin në sy duke i hedhur alkool, por e gjitha ishte nisur në kuadrin e lojës.

E gjithë dasma kishte një tension që në fillim. Kur erdhi momenti i shampanjës, menduam ta shijonim dhe të krijonim atmosferë. Gjesti mori shishen e shampanjës, unë tentova ta ndaloaj sepse nuk duhej lagur nusja kur festa sa kishten isur. Unë e nisa si lojë, nuk kisha tendencë t’i dëmtoja sytë. Pas shampanjës, Gjesti u kthye sërish dhe unë u ndjeva në siklet sepse e pyeta disa herë si ishte. E pashë që erdhi dhe sytë i kishte të bardhë. Po hodhi dhe pikat. Herën e dytë duke qenë se Gjesti është lojëtar që guxon, e ftova në një lojë më të guximshme, pa menduar se ai do dëmtohej. Mendova që ai guxon me lojën e tij dhe nuk mendova që do prekej nga ky veprim. Unë me Gjestin kemi marrë birra më parë dhe ua kemi hehdur çunave teksa ata ishin në dush. Kam menduar se Gjesti e mbante lojën e birrës. U shndërrua në tension të madh. Nuk do doja që ta dëmtoja. Pas kësaj, lashë festën dhe hyra në shtëpi dhe pyeta ku ishte Gjesti, a i shte mirë. Nuk e kam menduar kurrë se do pësonte dëmtim. Mendova se duke qenë që niveli i alkoolit ishte i ulët, nuk do e dëmtonte. Birrën nuk doja t’ia hidhja në fytyrë por në pjesën e qafës“, tha Gerta.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *