“Iconstyle” shkruan se dyshohet që aktori i humorit, Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi janë ndarë.
Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi, dyshohet se i kanë dhënë fund martesës. Veprimet e tyre të fundit kanë çuar në këtë përfundim.
Paja u shfaq i pashoqëruar nga Ira në premierën e filmit “5 Herë Jo”. Mungesa e saj është parë edhe në dalje të tjera publike të tij.
Si fillim Ira ka fshirë të gjitha fotografitë e postuara në Instagram me Gazin dhe madje as nuk e ndjek më në Instagram, duke i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.
Ndërsa aktori, kohët e fundit nuk ka postuar shumë dhe prej kohësh ata nuk janë shfaqur më bashkë.
Për herë të fundit ai ka publikuar foto me Irën para dy vitesh, ndërsa ai e ndjek atë në Instagram.
Aktori Gaz Peja dhe Ira Seferi janë martuar në qershor të vitit 2019 dhe janë prindër të një djali. /Iconstyle

- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
