Enj. Dhj 26th, 2024

“Ftesa për në “BBV” erdhi në vitin tim të zi”, Roza Lati: Vëllai më nxorri 5%…

Roza Lati ka qenë e ftuar në “BBV Fan Club”, ku ka folur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme si dhe rrëfimet personale.

Pjesë nga intervista:

Enxhi: Ke ndarë emocione shumë personale (aborti), çfarë të ka mësuar kjo eksperiencë?

Roza: Kam dashur të më njohin, zemrën, si jam unë Roza e vërtetë si më njohin miqtë e mi të jashtëm. Të jesh vajzë ekrani mbi të gjitha karakter rebel si unë, po ndërkohë që e mbaj veten, na kanë përndjekur paragjykimet pa na njohur tamam. Unë jam shumë e butë, shumë e dashur dhe e ndjeshme për njerëzit e mi, e ndërgjegjshme, mbaj përgjegjësi për punën time, familjen time. Kështu që doja të më njihnin këtë anën tjetër. Ftesa për në “BBV” erdhi në vitin tim të zi. Doja të njihnit shpirtin tim të vrarë. Doja ta shihnin vajzat që janë ndodhur në pozicionin tim, të gjenin forcë nëpërmjet meje. Në BBV unë e njoha Rozën 95 për qind, më duhej një 5 për qind që të ma nxirrte Vëllai i Madh.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *