Ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj i është përgjigjur një deklarate të ish-gruas së tij, ku në fokus ka qenë çështja e fëmijës së tyre. Përgjigja e tij erdhi pasi Rudina foli për divorcin që ishte temë e programit që ajo moderon dhe akuzoi se ish-burrin se fsheh të ardhurat, duke mos dhënë sa i takon në bazë të tyre, pagesë për vajzën e tyre Viktoria.
Ai thotë se ka pasur pengesa për t’i depozituar ish-gruas paratë e përmuajshme në llogarinë bankare dhe së dyti thekson pamundësinë për të takuar të bijën.
“Bën sikur harron besoj se llogarinë ma ke dhënë pas nuk e di sa kërkesash nga ana ime, që të isha ne rregull me shtetin, se ato pagesat që beja unë, kur të mori OPGJ në tel, i the ‘nuk ka paguar gjë’. Dhe justifikimi jot ishte “pse ça do thoja unë, qe i ke paguar”?”, shkruan ai në një reagim të gjatë në rrjetet sociale.
Ndër të tjera ai i përgjigjet aktores duke i thënë “ti je për b.urg”, pasi ajo ka falsifikuar firmën e tij për të marrë prokurën për të bijën, e për të udhëtuar jashtë vendit.
“Që është fiks për tu trajtuar është se si mundet një njeri që falsifikon firmën e dikujt dhe e pranon fajin, të kërkojë të drejte gjithë jetës të ketë firme pa më pyetur mua. Po të jemi shtet normal do ikje në burg ti”, shkruan ai, ndërsa përmend edhe një proces tjetër gjyqësor me aktoren, në lidhje me një banesë që sipas tij, ajo kërkon t’ja marrë.
“Dhe me që u ankove për pensionin ushqimor që e paguaj çdo muaj dhe pse nuk më lejon të takoj vajzën time dhe pas shumë e shumë tentativash, pse nuk flitet për gjyqin e shtëpisë që dikur shpreheshe se ‘nuk dua asgjë’, por sot bëj rreth 3 vite që shkoj poshtë e lartë nëpër gjykata? Shtëpi me vlerë të konsiderueshme, që do ta përvetësosh të gjithën, edhe pse nuk te takon”, thotë Aleksandër Varfaj.
- VIDEO/ “Grua e ligë”, Laert Vasili përplaset me G-Banin: Pse e mblodhe grushtin?
- VIDEO/ “Për mua sa e gjithë bota vlen”, Xhensila Myrtezaj dhuratë speciale Ajkës për Krishtlindje
- VIDEO/ Laerti-Valbonës: Kur flet seriozisht qëparë që më the a më do?
- “Qëndroni beqar derisa të gjeni dikë…”, ja cilat shenja Horoskopi duhet ta dëgjojnë këtë
- Anita Haradinaj zbulon detaje interesante: Unazën e kam dhuratë diku te propozimi i shtatë për martesë
- VIDEO/ Blendi Fevziu këndon me Ylli Limanin, këngëtari: Je tmerr!