Aktori Paul Teal, i njohur nga seriali i dashur për adoleshentët “One Tree Hill”, ka ndërruar jetë në moshën vetëm 35-vjeçare.
Teal vdiq të premten më 15 nëntor pas një beteje shtatë mujore me kancerin e pankreasit neuroendokrin të Fazës 4, sipas Susan Tolar Walters.
“Ai ka qenë një pjesë e rëndësishme e familjes STW për më shumë se 10 vjet,” shkroi Walters.

E fejuara e tij, Emilia Torello, e njoftoi humbjen në një postim emocionues në Instagram, duke e quajtur Paulin “personi më i zhytur në mendime, frymëzues, dinamik, i disiplinuar dhe i dashur”.
Në postimin e saj, Torello shkroi: “Paul, ti ishe shpirti im binjak, burri im i ardhshëm, shkëmbi im dhe e ardhmja ime. Më mbushe mushkëritë me të qeshura, barkun me flutura dhe zemrën me dashuri. Ti luftuve me guxim pa dështuar”. Ajo shtoi se bota është me fat që e ka takuar Paulin, ndërsa ishte më me fat, sepse mund ta quante të sajin. “Do të të dua përgjithmonë”, përfundoi ajo.
- Kujdes! Nëse e klikoni këtë link mund t’ju vjedhin llogarinë e Whatsapp
- “Burrë i martum, çfarë bëre mbrëmë?”, Alba Pollozhani akuzon konkurrentin e “Ferma VIP”
- U përfol për ndarje nga Vesa Luma, reagon për herë të parë Big Basta
- Këto shenja Horoskopi do kenë fat nga ana financiare në Prill
- VIDEO/ Shpërthen Gjesti: Nëse nuk shkoj në finale, unë e shti benzinë, e kalli…
- “Jeta në çift do jetë e bukur sot”, Horoskopi i datës 7 Prill