...
Mër. Dhj 25th, 2024

Foto/ Princeshë Diana, një influencer përgjithmonë!

25 vite pas ndarjes së saj nga jeta, garderoba e Princeshës Diana vazhdon të frymëzojë gjeneratat e reja, duke nisur që nga përdoruesit e TikTok e deri tek fansat e modës, stili i saj mbetet po aq ndikues si kurrë më parë.

Sipas CNN, filmat dhe shfaqjet televizive të fundit si “Spencer”, “The Crown” dhe dokumentari i HBO Max “The Princess kanë ringjallur interesin për Princeshë Dianën. Me “The Crown” në veçanti, kostumografja Amy Roberts i kushtoi vëmendje detajeve.

Nëse hidhni një sy nëpër Pinterest, Instagram ose TikTok do të vini re, se një pjesë e veçantë e garderobës së Dianës ka krijuar një popullaritet të mmadh, mes tyre edhe veshjet sportive të viteve ’80 dhe ’90, veshje me të cilat ajo fotografohej shpesh teksa shkonte në palestër. /Labirinth

Princeshë Diana në palestër

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.