Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. Ka qenë ish-ministri i cili ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkudhëtares dhe shoqes së tij të jetës.
“Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme”, shkruan ish-ministri.
Postimi i plotë i Sandër Lleshaj:
Të dashur miq,
Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.
Nderimet e fundit do të kryhen pranë Shtëpisë së Funeraleve ALBA 2000 në rrugën e Durrësit në Tiranë, duke filluar nga ora 11:00 e datës 03. 02. 2025.
Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025.
Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta!
- VIDEO/ Gjesti publikon më në fund këngën e tij të re!
- Këto 3 shenja Horoskopi kanë lindur për të qenë fituese
- VIDEO/ “Mos i jep kësaj zemre shpresa…”, Jozi publikon këngën e re!
- Enxhi Nasufi për Kostana Moravën: Nuk e shoh dot me sy, s’ka asnjë vlerë për të përcjellë!
- VIDEO/ Big Basta i uron ditëlindjen djalit të tij: Më mungon shpirti im…
- VIDEO/ “Jam tu vujtë shumë”, Gjesti hap zemrën në mes të koncertit