Prej kohësh, po flitet për një lidhje mes Krist Aliajt dhe Dea Mishel Hoxhës. Madje një postim i kësaj të fundit për ditëlindjen e Kristi i rriti më shumë dyshimet.
Por ish-banori i Big Brother VIP i hodhi poshtë zërat, duke treguar se, Dean e ka vetëm shoqe dhe se është në një lidhje me dikë tjetër.
“Thjesht për të pastruar thashethemet. Unë dhe Dea nuk jemi çift. Ne jemi miq që respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmuam njëri-tjetrin kur kohët bëheshin të vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam një marrëdhënie me dikë tjetër. Dea vazhdo shkëlqe.”, shkruan Kristi në Instagram. /Labirinth
![](https://i0.wp.com/labirinth.net/wp-content/uploads/2023/08/640-0-screenshot-1-1693305599.jpg?resize=584%2C1024&ssl=1)