Sht. Dhj 28th, 2024

Foto/ “Faleminderit që më tregove dashurinë e vërtetë”, Rita Ora uron bashkëshortin për ditëlindje, ja si i përgjigjet ai

Taika Waititi, bashkëshorti i këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora festonte dje ditëlindjen. Moderatorja e uroi në Instagram me disa foto dhe fjalë dashurie.

“Gëzuar ditëlindjen për njeriun më argëtues dhe më të zgjuar që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Ti më bën t’ia dal në momente që nuk mendoj se mundem. Faleminderit që më tregove se çfarë është në të vërtetë dashuria. Këtu janë edhe shumë momente të tjera kur unë vjedh batutat e tua dhe i them ato 10 herë me zë më të lartë, që njerëzit të mendojnë se unë kam më tepër humor. TE DUA”, shkruante ajo.

Ndërkohë që, Taika iu përgjigj: “Nuk ka emoji të mjaftueshëm në planet për të përshkruar sa i lumtur jam”. /Labirinth

https://www.instagram.com/p/Cv_6HSxo9_S/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *