iPhone i ri është 10 për qind më i shpejtë se i fundit dhe fotot janë pak më të mira.
Telefonat inteligjentë arritën kulmin disa vite më parë.
Ata kanë arritur shpejtësi të jashtëzakonshme, ekranet e tyre janë bërë më të mëdhenj dhe më të shndritshëm dhe kamerat e tyre prodhojnë imazhe që i bëjnë fotografët amatorë të duken si magjistarë.
Problemi është se përmirësimet tani janë kaq përsëritëse sa e kemi të vështirë të shkruajmë për ta.
Ky është veçanërisht rasti me iPhone 13 i cili është 10 përqind më i shpejtë se iphone se i fundit dhe fotot janë pak më të mira.
Vlen të përmendet se iphone 6s ishte 70 përqind më i shpejtë se paraardhësi i tij, iPhone 6.
“Kur mora rezultatet, u befasova sinqerisht se sa mirë qëndroi kamera e iPhone XS kundër modeleve më të reja. Dhe kamera e iPhone 13 ishte pak më e mirë se ajo e iPhone 12.“, tha Brian X. Chen për “The New York Times”. /Përshtatur nga “The New York Times” për Labirinth