...
Mër. Dhj 25th, 2024

Foto/ Diamanti rozë del në ankand në 5 tetor, nuk e keni idenë sa kushton

Shtëpia e ankandeve Sotheby’s njofton se, diamanti verbues ngjyrë rozë, i përshkruar si një nga më të pastërtit në botë, mund të arrijë më shumë se 21 milionë dollarë kur të dalë në shitje në Hong Kong në tetor. Me 11.15 karat, guri i çmuar në formë jastëku quhet “Williamson Pink Star”, në nderim të dy diamanteve të tjerë rozë.

Njëri është “CTF Pink Star”, një diamant ovale 59,60 karatësh, i cili u shit për një rekord prej 71,2 milion dollarë në ankand në vitin 2017.

Diamanti Williamson

Tjetri është guri “Williamson”, një diamant 23,60 karat i dhënë mbretëreshës së Britanisë Elizabeth si dhuratë martese nga gjeologu kanadez John Thorburn Williamson. Diamanti u zbulua në minierën e tij në Tanzani. Nga ajo minierë e ka origjinën edhe “Williamson Pink Star”.

Diamantet rozë janë jashtëzakonisht të rrallë në natyrë…”, tha për Reuters Kristian Spofforth, shefi i bizhuterive të Sotheby’s në një parashikim për shtyp.

Gurët me ngjyra të cilësisë së lartë vlerësohen nga të pasurit, ndërkohë që Spofforth tha, se më 5 tetor guri do të dalë në ankand.

Sipas CNN, përpara ankandit, “Williamson Pink Star” do të shkojë në turne në Dubai, Singapor dhe Taipei përpara se të mbërrijë në Hong Kong. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.