Moderatorja Alketa Vejsiu ka bërë një postim shumë prekës për djalin e saj, i cili është nisur me studime jashtë shtetit.
Ajo ka publikuar disa pamje, ku shihet së bashku me fëmijët.
Postimi i Alketa Vejsiut:
Cdo te thote ti them djalit tim Te dua❤️ Te dua do te thote te permbash lotet por te te qaje zemra kur djali iken per studime e te mbeten fotot e varura ne mur.
Kur ti u ngrite ne kembe; ishte gezimi i madh te te thoja “Duhet te ecesh vete tani Pijanec Qumeshti, vec kembet e tua do te mbajne” ; krahe ke dhe te mijat.
Te dua eshte eshte edhe pjata me supe qe ta hodha ne koke kur vure corapet brenda aty i vogel fare🙈,une te thashe; mos e bej kurre kete se miliona femije skane cte hane sot.
Te dua eshte gomonja jone e lumturise ne brigjet e jugut duke te kultivuar pasione, qe ne vizatimin tend te pare te thoje; “Mama une do ndertoj varka se me pelqen liria”.
Te dua do te thote ti mesosh djalit te dije te doje veten edhe kur dikush ne rrugen drejt ngjitjes do te doje ta terheqe per poshte; atehere nenat me forcen e tyre te mbinatyrshme si shqiponjat e marrin dhe e ngrene direkt ne maje te voglin e tyre.
Te dua do te thote qe edhe nese ti rritesh dhe une rrudhem e thinjem dashuria sdo te kete kohe, sepse ne jemi takuar per te mos u ndare kurre dhe kjo eshte mbi cdo forme dashurie.
Te dua jane biskotat me kanelle; vec per ty cohem dhe vij ne fund te botes ti pjek me duart e mia; ta dish!
Te dua do te thote qe une mendoj per ty edhe kur punoj dhe ti je ne shkolle.
Te dua do te thote qe edhe kur nuk ti shoh dot te gjitha ndeshjet e futbollit se ti ke babain tend fansin me te madh; une serish uroj “Fanella me Nr 3 shenofte Gol”.
Faleminderit qe di te na duash kaq shume dhe kaq bukur dhe po keshtu duaj cdo vajze qe do takosh ne jete.
Mos ju kreno me llamarinat e makinave te bukura; por me motorrin qe leviz jeten;me zemren tende!
Te dua do te thote mos ti lesh kurre njerezit pa pergjigje sic une ste le kurre pa pergjigje edhe pse mund te jem njeriu me i zene ne bote.
Kur te them Te dua pas nje gabimi, sdo te thote qe ti ta marresh te mirqene qe mund te gabosh serish, por te mesosh.
Kur te premtoj qe “do te dua perjete”, dua te te mesoj qe Premtimi per nje Burre eshte gje e shenjte.
Kur tek dera te thashe “mirupafshim, te dua”, ti buzeqeshe dhe sthe asnje fjale, e ndjeva qe me the “Mama te dua dhe une”❤️🥹😢
Pac Fat dhe na ndero si Niki student i vogel❤️
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
