Wed. Mar 18th, 2026

Florian Binaj: Nuk pranoj të dal në fushatë me Berishën, nuk kam folur me të!

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binajn, flet për herë të parë për kandidimin e tij të papritur në Top Story në Top Channel.

“Nuk kam folur as me Berishën, as me djalin e tij, nuk kam as numrat e tyre. Edhe Lapaj më pyeti o vlla mos është një kamera e fshehtë, se ne do të mbështetim. I thashë të më mbështesni dhe publikisht. Pastaj doli dhe Berisha, përkrahja e tij dhe e gjithë demokratëve, ndryshoi rrjedhën. Nuk do dal në fushatë me të, në asnjë mënyrë. Me asnjë kryetar të asnjë partie opozitare nuk do dal në fushatë. Ata janë mbështetës, nuk janë propozues. Do krijoj një ekip të specializuar për cdo sektor. Bashkia përdoret si makineri votash për qeverinë, dhe qeveria po ashtu për bashkinë. Ca tepron pastaj mbetet për qytetarët“, tha Binaj.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *