Moderatorja Ori Nebijaj ka konfirmuar se do të jetë opinioniste e Big Brother Vip 3.
Ori thotë se do të tregohet e paanshme në komentet dhe gjykimet e saj për banorët dhe është e lumtur për ofertën që do ta rikthejë në ekran.
“Më kishte marr malli të them të drejtën se sado që angazhimi politik sigurisht që të mban të angazhuar dhe në media, isha disi më e tërhequr për shkak të situatave politike, në fakt parlamenti nuk e ka kryer të gjithë funksionin e tij. Top Channel është një shtëpi për mua, është një familje, kështu që jam shumë e lumtur që Lori Hoxha dhe Top Channel ma bënë këtë ofertë dhe ishte e vetmja gjë që mund të më rikthente, asnjëherë se kisha menduar, por mendojë që mund të jetë me lehtë duke qenë se është dhe Arber Hajdari opnionisti që tanimë unë mund ta quaj me shumë eksperiencë. Do të kemi dhe debate do të kemi dhe kundërshtime, por do të shkojmë mirë jam e sigurt për këtë. Është një përgjegjësi dypalëshe që kërkon shumë impenjim. “Big Brother” më të gjithë përgjegjësinë që kërkon si arenë krijimit dhe bërjes së opinionit publik do të marrë kohën e tij të martave dhe të shtunave dhe pjesa tjetër do ti dedikohet aktivitetit politik.”, tha Ori për Top Channel.
- VIDEO/ Tha se ka lidhje jashtë shtëpisë së BBV4, Valbona Mhilli ballafaqohet me Shqipe Hysenajn: Nxirre emrin…
- “Jeta e dashurisë lulëzon përmes aventurave të përbashkëta”, Horoskopi i datës 31 Mars
- Rezarta Shkurta reagon pas debateve në BBV4, sqaron njëherë e mirë konfliktin me Rozana Radin
- Luiz Ejlli i komenton Kiarës: Besoj se ka ardhur koha ta bëjmë Lunen me një motër
- Kunati i Eglit reagon për Fan Club: Shohin lajmet e 2002-shit…
- E pazakontë! Gjesti bën veprimin e papritur në Prime, pamjet bëhen virale