Ueda dhe Arlindi ishin çifti që fituan 50 mijë eurot e “Love Island”.
Siç u pa në finalen e madhe, Ueda zgjodhi dashurinë dhe vendosi që paratë t’i ndajë me Arlindin.
Megjithatë, Arlindi gjatë një interviste në emisionin “Rudina”, është shprehur se veprimi i parë që do të bëjnë me paratë është të ndihmojnë prindërit e Uedës me një pjesë të tyre.
“Edhe pse kam këtë dëshirë shumë të madhe që t’ua kthej në njëfarë mënyre prindërve të mi se kanë sakrifikuar shumë, e di se ata nuk kërkojnë asgjë ndaj meje dhe janë shumë krenarë për kush është Ueda dhe vajzën që kanë rritur. Ashtu si njerëzit thonë jam i mirë vetë, e di se prindërit e mi janë shumë më të mirë që më kanë rritur kështu. Dua në njëfarë mënyre t’ua kthej, por besoj që fakti që unë jam Ueda dhe jam duke përcjellë gjërat që ata më kanë mësuar është njëfarë gjëje më e madhe se sa leku apo ndonjë gjë, ata nuk e presin hiç”, tha Ueda gjatë intervistës.
Arlindi vlerëson sakrificën e prindërve në emigracion dhe e mbështet deklaratën e partneres së tij.
“Ueda ka detyrat e veta se kanë investuar me çdo kusht dhe janë të detyruar të marrin pjesën e tyre, e meritojnë”, u shpreh Arlindi.
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
