Tue. May 27th, 2025

Fifi “shpërthen” ndaj komenteve pas videos virale me Egli Takon: Nuk jemi Tiktok-ere…

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka reaguar pas një sërë komentesh negative që ka marrë në rrjete sociale pas një videoje virale, ku shfaqej me Egli Takon.

Sipas një postimi të bërë dje prej Fifit në Instastory, shumica prej komenteve janë nga llogari të rreme.

“Po shoh plot komente, plot zhgënjime, plot adresa false që paragjykojnë lëvizjet e mia si artiste, më sakt si producente. Jemi tu punu me Eglin për me bo muzikë të mië dhe me e sjell në skenë siç e meriton, si Artiste, jo si influencere e as si tiktok-ere. Nesër në orën 18:00 del projekti i ri “Jetë” i saj dhe shpresoj shumë ta kuptoni punën e madhe që kemi bo si ekip. Egli Tako nuk ka vetëm një njeri mbrapa kuintave që punon për të, por ka një ekip super gjigand me plot pasion për punë e muzikë. Ju dua Fifi”, shkruan këngëtarja.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *