Fatjon Kuqari u largua dje në mbrëmje nga Big Brother VIP 3 me dëshirën e vetë. Sot ai ka qenë i pranishëm në “BBV3 Fan Club”, ku teksa pa klipin me momentet më të bukura brenda shtëpisë u përlot.
I pyetur për marrëdhënien e tij me Heidin, për të cilën shpesh janë diskutuar që ka pasur një flirt mes tyre, ish-konkurrenti tregoi se ka pasur pëlqim nga të dyja palët, por marrëdhënia nuk eci gjatë.
“Nuk ka qenë kurrë trekëndësh. Kemi pasur një pëlqim nga të dyja anët, kemi provuar për të pasur diçka por ishte e pamundur. Jemi shkëputur pa u bërë trekëndësh gjëja. Është shumë gocë e mirë, kam respekt por nuk merreshim vesh”, tha Fationi.
- VIDEO/ Gjesti publikon pamje nga shtëpia në fshat, shkrihet së qeshuri nga batuta e mamasë
- VIDEO/ Kujt i drejtohet? Gjesti: A po don shihemi në katun ma vonë nëse don
- VIDEO/ Neda Balluku reagon pas kritikave: Kjo është dora e mrekullueshme e filipinezes që po ushqen time bijë
- “Ishte xheloze për gjënë më të vogël”, Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien me ish-vjehrrën
- U tha se u ndanë, Alba Pollozhani flet për marrëdhënien me Lim Hotin
- “Kjo është një pikë kulmore e javës suaj”, Horoskopi i datës 3 Qershor