Pre. Dhj 27th, 2024

“Faleminderit që më duruat”, Olta Gixhari: Luizi më ka zbukuruar rrugëtimin në BBV

Aktorja Olta Gixhari ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, pas përfundimit të Big Brother Vip 2.

Ajo ka falenderuar publikun e saj për mbështetjen.

“Ja dhe BB zyrtarish mbaroi! Faleminderit me zemer publik i dashur per mbeshtetjen,komentet,sygjerimet, perqafimet dhe vemendjen qe me keni kushtuar. Faleminderit dhe ju qe me stoicizem me urr.yet deri diten e fundit, faleminderit qe u perfshite kaq shume❤️“, shkruan Olta.

Gjithashtu, ajo ka kërkuar falje për sjelljen e saj në Big Brother Vip.

“Do ta ruaj gjate ne mendjen time si nje eksperienc te cmuar,ku perjetova emocione te medha lot, zhgenjim, gezim, te papritura e surpriza. Ju kerkoj ndjes per cdo here qe e kam kaluar masen🙏🏻”, vijon më tej Olta.

Ndërsa, nuk harroi që të falenderonte gjithë stafin e Big Brother, duke nisur nga Lori Hoxha e deri te Arbana Osmani.

“Faleminderit stafit te panumurt qe u kujdesen per ne pa kursyer veten e tyre. Faleminderit @lorihoxha @sarahoxhaaa @arbanao @eduartgrishaj @lorinamixha qe me bete pjese te eksperiences me te cmendur e me te bukur te jetes sime,Faleminderit qe me duruat”, shkruan ajo.

Olta thotë se, ky do të mbahet mend si Big Brother i Luizit dhe i Oltës, apo i Luizit dhe i Kiarës, madje dhe vetë Luizit.

Ndërsa fjalët e fundit i kishte për Luizin, duke thënë se ia ka vështirësuar dhe zbukuruar rrugëtimin e saj.

“Ky ishte BB qe theu cdo rekord shikueshmerie, disa do ta mbajne mend si bigu i Luizit dhe Oltes disa Luizit e Kiares disa bigu i Luizit! Dhe po tani qe cdo gje mori fund dua te them nje te vertet te madhe,me ka permendur cdo dite ne shtepi pasi une ika, sot dua une te t’them dy fjale, aventura ime pa ty Luiz nuk do ishte e njejte, ti ma ke veshtirsuar dhe ma ke zbukuruar rrugetimin tim! Ishte kenaqesi te “luftoja” kunder teje. Ju dua shume. Shihemi ne projekte te tjera😉 jashte kuadrit te lojes qe sot e tutje“, përfundon Olta Gixhari. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *