Pre. Dhj 27th, 2024

Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në Europë

Kompania “Meta” ka thënë se Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në të gjithë Evropën.

“Euronews” lajmëron se çështja lidhet me rregulloret evropiane të të dhënave që pengojnë “Meta-n”, kompaninë e njohur më parë si Facebook, të transferojë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e europianëve në serverët me bazë në SHBA.

Në raportin e tij vjetor, drejtuar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA-së, “Meta” paralajmëroi të enjten e kaluar se, nëse nuk miratohet një kuadër i ri dhe kompania nuk mund të përdorë më modelin aktual të marrëveshjeve, me siguri do të duhet të largohet nga kontinenti.

Meta tha se përpunimi i të dhënave të përdoruesve midis vendeve është thelbësor për shënjestrimin e biznesit dhe reklamave. /Përshtatur nga Euronews për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *