Pre. Nën 29th, 2024

“Është super gocë”, Fifi flet për Adrola Dushin: Do t’i kërkoj këshilla për çunin

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi ka folur së fundmi për modelen Adrola Dushi, ish-partneren e Adis Patushit.

“Shyqyr Zotit, ne e kemi një marrëdhënie shumë korrekte me njëra-tjetrën për hatër të çunit edhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Ajo është super gocë, është fantastike edhe si femër…përveçse dua të them se ajo është edhe një nënë shumë e denjë dhe pse jo do ia kisha marrë këshillat për çunin tim”, tha Fifi për “Prive”.

Kujtojmë se, Adis Patushi është në një marrëdhënie me Fifin dhe kanë bashkë një djalë. Po ashtu, ai ka edhe një djalë nga lidhja me ish-partneren Adrola Dushi. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *