Moderatorja Erjola Doçi ka zbuluar se është në një lidhje dashurie. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, moderatorët e ngacmuan paksa në lidhje me jetën e saj personale.
“Jam në një njohje, por kaq mund të them”, u shpreh ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.
Erjola gjithashtu tregoi edhe karakteristikat që dëshiron që të ketë mashkulli i saj ideal.
“E di ku është e çuditshmja, se dikur vija me karakteristika fikse, e dua kështu, e dua ashtu. Tani jo, më pëlqen ajo energjia që o ndodh, o nuk ndodh. Nuk kam tashmë një karakteristikë fikse, dua thjeshtë të më bëjë të ridashurohem përsëri. Dua shumë të dashurohem”, u shpreh ajo.
Më pas ajo shtoi se ka filluar që të pëlqejë njerëzit akademikë, jo si dikur që donte ‘bad boys’.
“Kam filluar të pëlqej njerëzit akademikë, se dikur doja “bad boys”. Preferoj njerëz akademikë sepse mendoj se mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze dhe të konsoliduar. Mua më përpara them të më hysh në tru se sa në zemër”, vijoi moderatorja.
E pyetur nëse do donte një burrë nga fusha e politikës, pasi edhe ata janë akademikë, Erjola habiti me përgjigjen e saj.
“Jo me thënë të drejtë, ata besoj janë mafia e vërtetë, nuk do më pëlqente”
- Neda Balluku reagon pas përfundimit të BBV: Njëqind herë ta bëja këtë përvojë, të njëqindta herët do ta bëja njësoj!
- “Bëni kujdes, mos bini në rrjetën e dikujt tjetër”, Horoskopi i datës 21 prill
- Dje kremtoi Pashkët! Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Papa Françesku
- VIDEO/ Të përqafuar dhe të qeshur, Egli publikon pamjet e para bashkë me Gjestin: Dje, sot, nesër!
- VIDEO/ Takimi i Egli Takos me familjarët e Gjestit
- “Jam i dashuruar”, Gjesti: U kry me Eglin, 100 mijë euro ja ku i ka!