Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai ka folur për herë të parë rreth divorcit.
Në reagimin e tij, Isai thotë se do të jetë një baba, kryebashkiak dhe artist i përkushtuar.
Postimi i Erion Isait:
Po! Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar! Në interes për aq sa i takon medias dhe opinionit publik, si artist dhe ushtrues i një detyre të lartë, prej Prillit 2024 me dakortësi dhe parime të përbashkëta edhe zyrtarisht e ligjërisht ka nisur një kapitull i ri personal! Keq ardhje për publikime vendime gjykatash të cilat s’kanë asnjë interes publik, e asnjë arsye për tu publikuar, e mbi të gjitha kur pas saj janë dy vajza të vogla!
Vijoj që në jetën time (si artist e ushtrues detyre) të udhëhiqem nga pasioni, dashuria e përkushtimi!
Prej dy vjetësh detyrën më të bukur në botë; atë të babait përkushtohem e copëtohem ta bëj edhe më mirë se më parë! Vlerësim të cilën e japin vetëm Ajër dhe E’dua!
Shihemi çdo ditë në punën time të detyrës apo kur mundemi në hapësira edhe në skenë si artist!
Përgjegjësitë e mia publike i ndjej dhe ushtroj çdo ditë për të fituar zemrën e kujtdo!
Uroj që çdo ditë tja dal!
Përqafime e bekime!

- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
