Moderatorja Enxhi Nasufi feston sot ditëlindjen. Mamaja e saj, Burbuqja i punoi një rreng të vogël, teksa Enxhi moderonte në “Wake Up”. Ajo telefonoi gjatë emisionit si “zonja Vjollca”, por Enxhi e dalloi menjëherë që ishte zëri i së ëmës.
Më pas në studio i kënduan Enxhit këngën e ditëlindjes, ndërsa i sollën edhe një tortë me qirinj, të cilët treguan, se moderatorja mbush 28 vjeç.
“Mamin e dua më shumë se çdo gjë në botë. Ajo e di që unë jam shumë protektive dhe ndonjëherë bëhem shumë e egër për mamin. Të dyja jemi karaktere shumë të forta. Ndonjëherë përplasemi shumë. Edhe unë ia shfry asaj, por ajo e di që e dua shumë“, tha Enxhi me lot në sy. /Labirinth
- VIDEO/ Rezart Veleshnja flet për Altin Bashën: Ja pse s’do punoja kurrë me të
- “Lëvizjet e guximshme mund të sjellin rezultate financiare”, Horoskopi i datës 16 Qershor
- Danja Koka publikon foto me partnerin e saj Redin
- Këto shenja Horoskopi po e teprojnë këtë muaj
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!