Këngëtarja Eneda Tarifa, në një intervistë për emisionin “Natën me Aulonën” ndau momente të sinqerta nga jeta e saj personale.
Ajo tregoi se ka kaluar periudha të vështira emocionale, përfshirë edhe një fazë të lehtë depresioni, të cilën nuk e kishte kuptuar menjëherë.
“Ka pasur një periudhë kur e kuptova më vonë që kisha kaluar depresion. Në atë kohë nuk e dija, por shenjat dhe simptomat që ndjeja ishin të lidhura me depresionin. Nuk ishte një depresion i rëndë, por gjithsesi një fazë e ndërlikuar për mua. Kam pasur edhe momente ankthi, mendime që të bëjnë të pyesësh ‘pse jam këtu, pse ekzistoj,’ apo frikë për jetën. Por besoj se këto janë ndjesi që çdo njeri mund t’i përjetojë në momente të caktuara”, rrëfeu këngëtarja.
Megjithatë, Eneda pranoi se nuk ka shkuar kurrë te psikologu, edhe pse e ka menduar disa herë.
“Kam tentuar disa herë të shkoj. Kam lënë orare, por gjithmonë në momentin e fundit e kam ndryshuar mendjen. Nuk kam qenë gati të pranoj që dikush tjetër të dëgjojë ato që kam brenda meje. Ndoshta është një ndjenjë që lidhet me mentalitetin tonë, sepse në Shqipëri ende ekziston një lloj tabuje për të kërkuar ndihmë psikologjike“, tha ajo.
- “Do të jetë një e mërkurë shumë pozitive”, Horoskopi i datës 1 Janar 2025
- VIDEO/ “Gëzim dhe dashuri, momente të paharrueshme”, Kiara Tito tregon 2024-n e saj
- Meri Shehu bën parashikimin e Horoskopit për 2025-n: Kjo është shenja më me fat
- Nga 2025 WhatsApp do të ndalohet në këto telefona
- Debati mes familjes së Parashqevi Simakut dhe Herion Mustafarajt, reagon Elton Ilirjani: Çfarë kam parë me sytë e mi këto ditë…
- Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte magnituda dhe epiqendra