Atletja shqiptare, Luiza Gega e mbylli rrugëtimin e saj në Lojërat Olimpike në Paris, pasi nuk arriti dot që të sigurojë pjesëmarrjen në finalen e 3000 metrave me pengesa.
Kampionia shqiptare garonte në baterinë e dytë të kualifikueseve, por nuk mundi të rivalizonte me kundërshtaret e saj për 5 vendet e para që do ta çonin në finalen e këtij evenimenti pasi shfaqi vështirësi të mëdha dy xhiro para fundit.
Postimi i plotë:
Eshte kaq veshtire te gjesh fjale kur ndihesh totalisht e deshtuar dhe ne fakt ne keto momente e tille ndihem.
E di qe do kaloj, cdo gje kalon me kohen por ne kete moment dhemb shume sepse vertet jam munduar dhe enderruar qe do ja dal pavarsisht se gjerat qe ne muajin prill pasi u semura gjerat moren “dishezen”.
Gjithsesi perseri perpiqesha fort cdo dite edhe perse me shume stres nga ndjesite jo te mira te trupit tim perseri rrija me shpresen qe do e perballoja nje gare te niveli por ne fakt nuk ndodhi keshtu. Edhe perse nuk e kam thene kam qene ne dileme te madhe me veten nese duhet te vija apo jo por e di qe pengu per te mos e provuar do me lendonte me shume.
Dua vertet ti kerkoj falje kujdo qe besoi te une dhe e zhgenjeva dhe falenderoj te gjithe ato qe me mbeshtesin si ne dite te mira qofte dhe te veshtira. Endrra e Parisit mbyllet sot.
- VIDEO/ Laerti dhe Rozana dalin nga shtëpia e BBV4, bëjnë xhiro me makinë nëpër Tiranë
- VIDEO/ Egli dhe Gjesti dalin nga shtëpia e BBV4, bëjnë xhiro nëpër Tiranë
- Plas sherri në BBV Fan Club, G Bani i kthehet Aldos: Mbylle gojën skuth, Danja të flasë për veten e saj!
- Loredana flet për Jozin në BBV Fan Club: Më vjen keq që…
- Danja tregon për takimin me të dashurin pasi doli nga BBV: Ja çfarë folëm
- Ja çfarë ndodhi mes Rozanës dhe Nedës në dasmën e Eglit dhe Gjesti