Moderatorja Dojna Mema bëri një deklaratë në emisionin “Oxygen”, e cila nuk është pritur mirë.
Dojna foli për jetën luksoze që shfaqet në rrjete sociale dhe “vajzat e Instagram”.
Fillimisht ishte Rike Roçi ajo që u kundërvu, e tani më edhe Enca.
Përmes një postimi në Instastory, Enca u shpreh: “Se më vjen për të qeshur kur thonë “Mos u besoni rrjeteve sociale, se gjithçka është një gënjeshtër, njerëzit nuk e kanë atë jetë, janë në të vërtetë të trishtuar etj, etj. Vërtet të gjithë postojmë në social media pjesët më të bukura të jetës (ose thjesht çfarë duam të ndajmë), por ka edhe njerëz që janë vërtet të lumtur, që jetojnë vërtet bukur, që janë vërtet të pasur, vërtet të dashuruar”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Por kanë edhe njerëz që e kanë jetë të vërtetë! Mos u përpiqni t’i bëni të gjithë të duken ‘miserable’ që të ndiheni më mirë me veten”.

- Është shtatzënë apo jo? Kiara Tito reagon për herë të parë
- VIDEO/ Fifi dhe Egli Tako publikojnë bashkëpunimin e tyre muzikor
- VIDEO/ Me vëllain hipur në motor, Gjesti publikon pamje nga fshati i tij
- “Një pasuri e madhe po ju pret”, Horoskopi i datës 5 Qershor, sipas Meri Shehut
- Këto shenja të Horoskopit do të jenë të favorizuara në ditët në vijim
- “Do jeni të mençur, të duruar dhe të respektuar gjatë kësaj dite”, Horoskopi i datës 5 Qershor