Në prag të Vitit të Ri, në Kosovë ka ndodhur një incident i pakëndshëm.
Në orët e para të së enjtes është djegur bredhi, që ndodhej në oborrin e komunës së Hanit të Elezit.
Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se policia është duke punuar për identifikimin e të dyshuarve.
“Me datën 28.12.2023 rreth orës 09:30 policia e stacionit në Han të Elezit , policët patrullues kanë vëretjur se në disa rrugë ishin vendosur disa afishe me mbishkim “Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve”. Policia e stacionit i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është duke punuar intenzivisht në identifikimin e personit/personave të dyshuar. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj është inicuar rast për hetim “Nxitje e përqarjea dhe mosdurimit”, tha Veseli.
- Ja kush u largua dje në mbrëmje nga Big Brother VIP 4
- “Udhëheqja juaj e natyrshme shkëlqen”, Horoskopi i datës 8 Janar 2025
- VIDEO/ Top Channel në zi! Nga Ledioni te Arbana, dedikimet prekës për punonjësen e televizionit që u nda nga jeta
- Neda Balluku-G Banit: Valbona po të përdor nga mëngjesi në darkë!
- Debati i ashpër i Arsidës me Valbonën, G Bani: Rrugaçe!
- “Një ndryshim pozitiv në karrierë, financa dhe rritje personale”, Horoskopi i Gaforres për vitin 2025