Debatet mes banorëve të Big Brother VIP Albania vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut, dhe këtë herë protagonistet janë Rozana Radi dhe Egli Tako. Shkaku i mosmarrëveshjes duket të jetë marrëdhënia e tyre me Gjestin.
Gjatë një bisede të tensionuar, Rozana akuzoi Egli për xhelozi ndaj saj dhe Gjestit. “Ti je xheloze për mua dhe Gjestin? Ti mua nuk më thua dot kur të rri me Gjestin,” i tha Rozana.
Nga ana tjetër, Egli reagoi menjëherë dhe e mohoi kategorikisht xhelozinë, duke e quajtur këtë ndjenjë “të turpshme.” “Pse të djeg? Këtë xhelozinë hiqe se është e turpshme. Nga goja jote u citua thuaj të vijë se i ngel hatri. Ti mua nuk më doje aty,” iu përgjigj ajo, duke i kthyer fajin Rozanës për përjashtimin e saj nga një bisedë.
Rozana, megjithatë, e mbrojti qëndrimin e saj, duke këmbëngulur se biseda në fjalë ishte private dhe nuk kishte vend për ndërhyrjen e Eglit.
- VIDEO/ “Ti je xheloze për mua dhe Gjestin?”, debat mes Eglit dhe Rozanës: Pse të djeg?
- “Një ditë mjaft pozitive, gjërat do të marrin drejtim mjaft interesant”, Horoskopi i datës 28 Janar 2025
- VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Gjesti dhe Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
- VIDEO/ Egli shpërthen ndaj Gjestit: Një shtëpi këtu mund ta bësh për budalla mua jo!
- “Je toksike”, debat i ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Nuk dua t’ia di për ty!
- VIDEO/ Egli, Gjesti dhe Rozana surprizohen me parashuta, banorët ‘fluturojnë’ nga gëzimi