Aktori Romeo Veshaj ka bërë reagimin e parë në rrjete sociale pas përfundimit BBV3.
Në një video mesazh në Instagram ai shpreh falenderim për gjithë mbështetësit të cilët e votuan, teksa shtoi se ata janë fitorja e madhe e tij.
“Përshëndetje si jeni. Sa e çuditshme unë kam një telefon në dorë, e kuptoni, për mua është shumë e çuditshme. Fjeta shumë sot, m’u desh pak kohë që të merrja veten me thënë të drejtën, por kur u zgjova pashë gjithë mbështetjen tuaj edhe ishit shumë. Po e bëj këtë video që t’ju falënderoj nga zemra, ju jam mirënjohës për të gjitha votat që keni dhënë për mua, për gjithë mbështetjen që keni bërë këto 4 muaj e gjysmë për mua. Për të gjithë vlerësimin që më keni dhënë. Realisht ju jeni fitorja ime e madhe. Ju dua fort, ju falënderoj shumë dhe ju puth. Do gjej një formë si t’ju puth të gjithëve. Faleminderit. Love u”, shprehet Romeo.
- Mesazhi që i dërgoi Livias në BBV, flet Mevlani: Nuk më pëlqen aspak…
- Jozi bën dedikimin e papritur ndaj Loredanës
- Paralajmërimi i Xhenetës pas fjalëve të Gjestit: Në orën 19:00…
- “Më plagose dy herë, të thashë mos e bëj më”, kriset miqësia mes Rozanës dhe Laertit: Nxirre Laertin e vërtetë
- VIDEO/ “Nuk doni të keni mëshirë asnjëri për mua”, Gjesti paralajmëron produksionin e BBV Kosovës dhe Shqipërisë
- VIDEO/ “A mendon se kam bërë lojë me ty?”, ja si i përgjigjet Egli Gjestit