Sot u prezantua promo zyrtare e “BBVA”, por në rrjetet sociale po thuhet se Ledion Liço në disa momente duket se hedh disa thumba drejt Arbana Osmanit.
Ai e nis me shprehjen: “I yti ta fut” dhe e mbyll me një libër ku kërkon sinonime të fjalës “yje”.
Rikujtojmë që fjala “Mirëmbrëma yje”, u përdorur fillimisht nga Arbana Osmani në dy edicionet e para të “Big Brother VIP Albania” (BBVA), dhe më pas edhe nga Ledioni në edicionin e tretë të këtij programi.
Pas përhapjes së përdorimit të këtij shprehje në formatin e famshëm të BBVA, Arbana Osmani vendosi ta përdorë atë në një tjetër kontekst, duke e bërë titull të një emisioni të saj, duke e quajtur pikërisht “Mirëmbrëma yje”.
Dhe me sa duket, në promon e re, Ledioni po kërkon një sinonim për ta zëvendësuar fjalën “yje”. Ai provon disa opsione si, “mirëmbrëma kasiopianë” apo “mirëmbrëma galaktikë”.
- VIDEO/ “Kam kryer marrëdhënie me 500 femra”, ja si reagoi Loredana pas deklaratës së Jozit
- “Tre hapa përpara se të gjithë të tjerët në biznes”, dy shenjat e Horoskopit më me fat për muajin Shkurt
- “Simpatik dhe i zgjuar”, Bernardi: Nëse s’do isha i lidhur, do zgjidhja Laertin!
- 3 shenjat e Horoskopit që do të kenë fat gjatë muajit shkurt
- Shenjat e Horoskopit që preferojnë ngjyrën e zezë
- VIDEO/ Valbona shtrihet në të njëjtin krevat me Jozin dhe Loredanën, banorja largohet e bezdisur