Një operacion policie është zhvilluar në shtëpinë e këngëtares Britney Spears, pasi ajo publikoi në Instagram një video, ku kërcente me disa th.ika në duar.
According to CNN, kapiteni i Zyrës së Sherifit të Qarkut Ventura, Dean Worthy ka thënë se, një person i afërt i Spears i lajmëroi autoritetet, pasi ishte i shqetësuar për mirëqenien e saj.
CNN shkruan se, sipas Worthy, ka nga ata që mund të argumentojnë, se këngëtarja është duke shprehur kreativitetin e saj, por ka edhe nga ata që mund të argumentojnë se kjo është e rre.zikshme, prandaj dhe autoritetet zgjodhën të kontrollonin shtëpinë e saj.
Shefi i sigurimit të këngëtares i tha policisë, se ishte me Spears dhe se nuk kishte asnjë kër.cënim për sigurinë e saj.
Britney Spears posti një video në Instagram, ku shihej duke kërcyer ndërsa në duar mbante dy thi.ka metalike. Më vonë ajo e përditësoi postimin me mbishkrimin: “Kam filluar të luaj në kuzhinë me thi.ka sot. Mos u shqetësoni se ato nuk janë thika të vërteta!!! Halloween është së shpejti!” /Përshtatur nga CNN për Labirinth
- VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Gjesti dhe Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
- VIDEO/ Egli shpërthen ndaj Gjestit: Një shtëpi këtu mund ta bësh për budalla mua jo!
- “Je toksike”, debat i ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Nuk dua t’ia di për ty!
- VIDEO/ Egli, Gjesti dhe Rozana surprizohen me parashuta, banorët ‘fluturojnë’ nga gëzimi
- VIDEO/ “E diela jonë është gjithmonë…”, Kiara dhe Luna “matchy matchy”
- Pa se Gjesti ishte futur në BBVA, Xheneta ‘shfaqet’ duke qarë