Kantautori Pirro Çako kërkoi publikisht një bashkëpunim me artisten Parashqevi Simaku, disa dekada pas bashkëpunimit në vitin 1988 për këngën “E duam lumturinë”.
“Jam përpjekur gjithmonë ta kontaktoj Parashqevinë. I kam shkruar, kam kërkuar. Kisha dëshirë të rrija me të, të diskutonim, që pas shumë vitesh të kujtonim të kaluarën. Por nuk e pata këtë mundësi sepse nuk m’u përgjigj asnjëherë. U gëzova shumë që ajo u rishfaq dhe shpresoj që tani gjërat të shkojnë mirë për të. Do të ishte një gjë shumë e bukur që Parashqevia të bënte një performancë, të bënim diçka bashkë nëse ajo do të vendosë vetë”, u shpreh ai.
- VIDEO/ “O gojë h*le mos ma përmend mamin”, G Bani fyen rëndë Rozanën
- VIDEO/ “Shtëpia e Gerta Gixharit që s’e luan njeri prej fronit”, G Bani këndon këngën e krijuar për Big Brother
- VIDEO/ Një pemë plot me zemra, Luizi dhe Kiara momente të paharrueshme në Maldive
- VIDEO/ Gjesti i shkruan Eglit në ballë, banorja: Nëse flas ‘fluturove’ që këtu
- “Yjet do t’ju mbështesin shumë”, Horoskopi i datës 23 Janar
- VIDEO/ Heidi Baci shkëlqen në setin më të ri fotografik