Aktorja Olta Gixhari do të jetë anëtare jurie në “Dancing With The Stars Albania”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me disa postime në Instagram
Fillimisht, Olta ka postuar një foto ku shkruan: “Në spektaklin më të madh të kërcimit #dwts. Do kënaqemi shumë”.
Ndërsa më pas faqja zyrtare e “Dancing With The Stars Albania” ka postuar një video të Oltës.
“Përshëndetje miq unë jam Olta Gixhari dhe kam një lajm shumë të keq për ju. Sikur të mos mjaftonte 100 ditë brenda shtëpisë së Big Brother Albania, unë do të jem edhe anëtare e jurisë në Dancing With The Stars. Taksirat“, tha Olta në video me humor. /Labirinth
- Luiz Ejlli mbështet “Shkodra Elektronike”: Kur muzika është e sinqertë nuk ka nevojë për përkthim!
- VIDEO/ Alba para se të largohet nga Ferma VIP i bën këtë kërkesë Limit
- VIDEO/ Vesa Luma e surprizon në Ferma VIP, Big Basta i ulet në gjunjë
- “Ndihem krenare për gjithçka që kam arritur”, Loredana shkruan fjalë zemre: Ky është vetëm fillimi i një rruge të re!
- VIDEO/ “Nuk do ta publikoja Kridin”, Klea Huta shfaqet e penduar