...
Thu. Dec 26th, 2024

VIDEO/ Një përrallë! Si nisi fiks para dy vitesh historia e dashurisë së Kiarës dhe Luizit

Sot bëhen dy vite, që nga momenti kur këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito iu bashkuan shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ata u njohën personalisht, për herë të parë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Rrugëtimi i tyre nuk ishte aspak i lehtë, por shumë i bukur. Një histori si në përralla. Dhe sot kur bëhen fiks dy vite nga takimi i tyre i parë, fansat kanë krijuar një video me momentet e tyre më të bukura brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Në video shihen momentet e tyre më të bukura, që nga shikimet që shkëmbenin brenda shtëpisë, për të vijuar më pas me momentet më të rëndësishme aty, siç ishte Shën Valentini, ku Luizi realizoi një këngë për Kiarën, apo dasma brenda shtëpisë, ku ata shkëmbyen puthjen e parë.

Për të vazhduar më tej në momente akoma më të bukura, siç ishte propozimi për martesë, një moment shumë emocionues për të gjithë, apo dasma e tyre në tarracën e Bashkisë.

E për ta mbyllur videon me momentin më të bukur të jetës së tyre, shtatzëninë e Kiarës dhe ardhjen në jetë të vogëlushes Luna Mari.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.