Këngëtari Luiz Ejlli ka postuar në Instagram disa copëza nga filmi “Në kuadër të dashurisë“, i cili do të shfaqet në kinema në 10 tetor.
Ai ka postuar trailerin, ku shihen disa nga momentet, që Olta Gixhari dhe fituesi i Big Brother VIP kalojnë si çift në film.
Në përmbledhjen e shkurtër që ka postuar Luizi në Instagram shihet edhe momenti i shumëpërfolur i puthjes mes tyre.
Trajlerin e ka postuar në Instagram edhe aktorja Olta Gixhari.
“Na uroni fat 🤞🏻”, shkruan Olta.
Ndërkohë aktorët e tjerë do të jenë: “Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, dhe Koço Qendro.”/Labirinth
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
