Sun. Dec 29th, 2024

Video/ The Minister of Finance gives the important news about pensions

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi se është kaluar vendimi për indeksimin me 3.3% i pensioneve për të gjitha kategoritë.

Një nga masat që kaluam është indeksimi me 3.3% i pensioneve për të gjitha kategoritë e pensioneve dhe të plota e të pjesshme. Pensionet në qytet, fshat, që jepen për ndihma të posaçme shtetërore të gjitha kategoritë e pensioneve jo vetëm pensionet, por edhe indeksimi i shtesës. Kjo ka kosto prej 3.3 miliardë lekësh në buxhet“, tha ajo pas mbledhjes së qeverisë.

Po ashtu, sipas ministres qeveria ka vendosur që të japë një ndihmë me 3 mijë lekë për 3 muaj në mënyrë që të përballohen rritjet e çmimeve të produkteve të shportës.

“Janë një kategori personash që do marrin 3 mijë lekë për të përballuar krizën. Është 2500 lekë, shpenzimi por ne kemi menduar ta bëjmë 3 mijë lekë”, u shpreh Ibrahimaj.

Ndiqni videon më poshtë:

/ Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *