Sot në mbrëmje do të mbahet premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Shkodër, ku patjetër që do të jetë i pranishëm këngëtari Luiz Ejlli.
Ai njoftoi, se ndodhej rrugës për në Shkodër, dhe se kishte një përgjegjësi shumë të madhe sot.
“Rrugës për Shkodër, isha duke menduar, që mua sonte më pret një sfidë shumë e madhe. Jo vetëm mua por edhe filmin “Në kuadër të dashurisë”. Mua sepse nuk e di se, si do më presin publiku shkodran nën petkun e një aktori dhe filmin “Në kuadër të dashurisë”, sepse shfaqet premiera në Shkodër sot dhe në qoftë se arrin ta bësh publikun shkodran të qeshë dhe ta bësh të lumtur atëherë ky film ia ka arritur qëllimit”, u shpreh Luizi në një video të postuar në Instastories. / Labyrinth
- “Lëshon sinjale dhe tërhiqet mbrapsht”, Egla Ceno për Gjestin: Është duke ‘përdorur’ femrën si lodër
- “Tmerrësisht skandaloz”, Ronaldo Sharka reagon pas përjashtimit të G Banit: Publiku nuk meriton të shohë skena të tilla
- Jozi reagon për përjashtimin e G Banit: Gjesti të provokon në atë lloj mënyre që është e vështirë të përmbahemi!
- Egla Ceno i kthehet Jozit: Para se të vinte Gjesti BBV dukej si akademi shkencash, ju e shihni si rrezik dhe bëheni agresiv ndaj tij!
- Përjashtimi i G Banit nga BBV4, Egla Ceno: E pakomentueshme, Vëllai i Madh ka marrë vendimin e duhur!
- “Është një ditë e mirë për të bërë plane”, Horoskopi i datë 9 Shkurt 2025