Tue. Feb 18th, 2025

VIDEO/ Luiz Ejlli surprizon Kiara Titon për Shën Valentin

Me siguri që të gjithë fansat e tyre e mbajnë mend një ndër momentet më të bukura dhe kulminante të Big Brother VIP 2, Ditën e Shën Valentinit, kur Luiz Ejlli e surprizoi të dashurën e tij atëherë, Kiara Titon me një këngë kushtuar asaj.

“Me ty”, titullohej kënga kushtuar moderatores, të cilën Luizi ia këndoi në një ambient shumë të bukur pranë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Një gjest ky që u pëlqye shumë nga gjithë fansat e çiftit, por edhe nga të gjithë shikuesit e reality showt.

Ndërkohë që sot Kiara dhe Luizi festojnë për të tretin vit radhazi Shën Valentinin, këngëtari ka zgjedhur që ta surprizojë tashmë bashkëshorten e tij me një bizhuteri.

Kiara ka publikuar në Instagramin e saj një byzylyk me gurë diamanti, i cili shkëlqen i gjithi.

Më pas moderatorja ka ndarë edhe një foto tjetër shumë të bukur me ndjekësit e saj. Në foto shihet bebushja Luna Mari, në rrobat e së cilës shkruhet: “Unë jam Valentini jot çdo ditë” dhe më pas shkruhen edhe inicialet e saj L.M.E, pra Luna Mari Ejlli.

Shikoni dhuratën:

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *